Në Dialogun e 3-të Financiar të Nivelit të Lartë Kinë-Gjermani gjatë fundjavës, udhëheqësit nga Kina dhe Gjermania kanë arritur konsensus mbi 25 tema, për të forcuar bashkëpunimin dypalësh ekonomik.
foto: VCG
Forcimi i lidhjeve ekonomike ndërmjet dy palëve ka promovuar gjithashtu zhvillimin e sektorit të automjeteve me energji të re.
Kompania kineze prodhuese e automjeteve me energji të re “NIO” ka krijuar 49 qendra shërbimi në vendet evropiane, duke përfshirë Gjermaninë dhe Norvegjinë. Edhe zgjerimi jashtë vendit i prodhuesit kinez të automjeteve “BYD” është përshpejtuar gjithashtu, dhe kjo kompani ka bërë eksportimin e automjeteve me energji të re në 70 vende dhe rajone anembanë botës.
foto: VCG
Të dhënat e fundit nga Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit e Kinës tregojnë se në tetë muajt e parë të këtij viti, Kina eksportoi 727 000 automjete me energji të re, një rritje prej 1.1 herë në krahasim me vjet.
Ndërsa kompanitë kineze të automjeteve me energji të re vazhduan zgjerimin e tyre jashtë vendit, edhe firmat gjermane të makinave po shtojnë praninë në tregun kinez të automjeteve me energji të re.
foto: VCG
Prodhuesi i automjeteve “Volkswagen” e ka forcuar aftësinë e tij të kërkimit dhe zhvillimit të automjeteve me energji të re me një investim 23.1 miliardë juanë (3.2 miliardë dollarë) në provincën Anhui të Kinës muajin e kaluar.
Më parë, gjigandi gjerman bleu gati pesë për qind të aksioneve në kompaninë kineze të prodhimit të automjeteve me energji të re “XPeng” për 700 milionë dollarë, për të forcuar aftësitë e kërkimit dhe zhvillimit. (Zhan Dian/Artan)