Pekini përqafon fluksin turistik gjatë pushimeve
2023-10-04 10:17:16

Foto nga VCG

Zonat piktoreske të Pekinit pritën më shumë se 6.8 milionë vizitorë gjatë tri ditëve të para të festës së Ditës Kombëtare, një rritje prej 60.6 për qind në bazë vjetore, që sollën një rritje të mprehtë të të ardhurave nga turizmi.

Zonat kryesore piktoreske në kryeqytetin kinez regjistruan të ardhura totale prej mbi 418 milionë juanë (rreth 58 milionë dollarë amerikanë), një rritje prej 25.2 për qind në bazë vjetore, citon “Xinhua” Zyrën Komunale të Kulturës dhe Turizmit të Pekinit.

Një total prej 100 ndërmarrjesh kryesore të monitoruara nga Zyra komunale e Tregtisë, duke përfshirë dyqane, supermarkete, dyqane të specializuara dhe ndërmarrje në sektorët e hotelerisë dhe tregtisë elektronike, kanë raportuar një vëllim total shitjesh prej 3.83 miliardë juanë, një rritje prej 18.1 për qind në bazë vjetore, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga zyra. (Elona)