Investimet e ndërmarrjeve shtetërore në industritë strategjike, rritje në tetë muajt e parë
2023-10-04 11:37:32

Foto nga VCG

Investimet e ndërmarrjeve shtetërore të administruara nga qendra e Kinës në industritë strategjike në zhvillim u rritën me rreth 30 për qind nga një vit më parë në tetë muajt e parë të 2023-shit, sipas rregullatorit të lartë të vendit.

Një investim i tillë arriti në mbi 840 miliardë juanë (rreth 116.99 miliardë dollarë amerikanë) gjatë kësaj periudhe, bëri të ditur Komisioni Shtetëror i Mbikëqyrjes dhe Administrimit të Pasurive të Këshillit të Shtetit, citon “Xinhua”.

Vitin e kaluar, investimet e ndërmarrjeve shtetërore në industritë strategjike në zhvillim përbënin më shumë se 20 për qind të totalit të investimeve të bëra nga këto ndërmarrje, sipas një raporti të publikuar nga qendra kërkimore e komisionit. (Elona)