“Nobeli” në Fizikë u jepet tre studiuesve për lëvizjen e elektroneve brenda atomeve dhe molekulave
2023-10-04 11:42:00
Foto nga VCG
Tre studiues, francezi Pierre Agostini, austro-hungarezi Ferenc Krausz dhe franko-suedezja Anne L’Huillier fituan çmimin “Nobel” në Fizikë për vitin 2023, për punën e tyre në lëvizjen e elektroneve brenda atomeve dhe molekulave, përcjell “ATSH”.
“Studiuesit u shpërblyen për krijimin e pulseve jashtëzakonisht të shkurtra të dritës që mund të përdoren për të matur proceset e shpejta gjatë të cilave elektronet lëvizin ose ndryshojnë energjinë”,- thuhet në motivacionin e dhënies së çmimit.
Eksperimentet e laureatëve kanë prodhuar impulse drite aq të shkurtra sa ato maten në attosekonda, duke demonstruar kështu se këto pulse mund të përdoren për të siguruar imazhe të proceseve brenda atomeve dhe molekulave. (Elona)
Lajmet Kryesore