Studiuesit kinezë publikojnë hartën ligatinore me rezolucion të lartë të Azisë Lindore
2023-10-04 10:50:31

Foto nga Akademia Kineze e Shkencave

Studiuesit kinezë publikuan në revistën “Remote Sensing of Environment” një hartë ligatinore me rezolucion të lartë të Azisë Lindore, duke hedhur dritë mbi ruajtjen e ligatinave dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Harta, me tre kategori të gjera dhe 12 nënkategori të Azisë Lindore, arrin mbi 88 për qind saktësi të përgjithshme, citon “Xinhua”.

Sipas hartës, sipërfaqja totale e ligatinave në këtë rajon në vitin 2021 ishte mbi 481.800 kilometra katrorë, e shpërndarë kryesisht në Kinën verilindore dhe Rrafshnaltën Qinghai-Tibet.

Kina ka më shumë se 88 për qind të totalit të burimeve ligatinore në Azinë Lindore, e ndjekur nga Mongolia.

Harta do të ketë aplikime të mëdha, tha Wang Ming, autori i parë i punimit dhe studiues në Institutin Verilindor të Gjeografisë dhe Agroekologjisë nën Akademinë Kineze të Shkencave.

“Do të jetë një mbështetje kritike për vlerësimin e zbatimit të konventave ndërkombëtare të lidhura me ligatinat në shkallë vendi dhe kontinenti në Azinë Lindore”,- shtoi Wang. (Elona)