Të shtëna në qendrën tregtare në Bangkok, 14-vjeçari vret 3 persona, plagos 4 të tjerë
2023-10-04 10:06:47
Foto nga VCG
Tre persona janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në një qendër tregtare në qendër të Bangkokut.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit 14-vjeçar dhe ka sekuestruar armën e përdorur, bën të ditur “RTSH”.
Qendra, si dhe stacioni afër metrosë Siam, u mbyllën. Qytetarët e pranishëm në qendrën tregtare janë fshehur brenda dyqaneve dhe tualeteve për t’u shpëtuar të shtënave.
Autori pasi ka hapur zjarr, është larguar nga qendra, por është arrestuar nga policia. (Elona)
Lajmet Kryesore