Foto nga VCG
Zëvendëspërfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara tha se Kina do të mbështesë me vendosmëri sistemin ndërkombëtar të përqendruar rreth Kombeve të Bashkuara.
“Kina punon pa u lodhur për të promovuar ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin dhe mbështet me vendosmëri sistemin ndërkombëtar të përqendruar në OKB”,- tha Dai Bing në hapjen e sesionit kryesor të Komitetit të Pestë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që merret me çështjet e brendshme administrative dhe buxhetore të OKB-së.
Ambasadori tha se duke u përballur me sfidat e vazhdueshme globale, vendet anëtare duhet të punojnë së bashku për të forcuar rolin e Kombeve të Bashkuara dhe t’i përmbahen multilateralizmit të vërtetë, citon “Xinhua”.
“Financat shërbejnë si themeli dhe një element i rëndësishëm që mbështet qeverisjen e OKB-së”,- tha Dai, duke theksuar se një kontribuues i madh ka ende detyrime të prapambetura prej kohësh, që është shkaku kryesor i krizës së likuiditetit të OKB-së.
“Zgjidhja e këtij problemi kërkon adresimin e shkaqeve rrënjësore dhe shmangien e mbështetjes në masat e përkohshme afatshkurtra”, - tha ai. (Elona)