Foto nga VCG
Nivelet e ujit në disa pjesë të rrjedhave të mesme dhe të poshtme të pellgut të lumit Hanjiang të Kinës parashikohet të tejkalojnë shenjat paralajmëruese, njoftoi Ministria e Burimeve Ujore.
Shirat e dendur kanë goditur pellgun e lumit që nga 22 shtatori dhe përmbytja e parë e vitit në pellgun e lumit ndodhi të premten e kaluar, citon “Xinhua” ministrinë.
Fluksi i ujit në rezervuarin Danjiangkou në provincën Hubei të Kinës qendrore u regjistrua në 11.800 metra kub në sekondë të hënën pasdite dhe rrjedhja e ujit ishte 8170 metra kub në sekondë.
Sipas ministrisë, deri të enjten, shirat e dendur pritet të godasin pellgun e lumit Hanjiang dhe fluksi i ujit në rezervuarin Danjiangkou pritet të arrijë në 15.000 metra kub në sekondë të premten.
Ministria ka aktivizuar një përgjigje emergjente të nivelit IV ndaj përmbytjeve për lumin Hanjiang dhe ka dërguar ekipe pune në Hubei dhe Shaanxi, për të dhënë udhëzime për parandalimin e përmbytjeve. (Elona)