Foto nga VCG
Banka e Kinës për Zhvillim (CDB) ka rritur mbështetjen në kredi për kultivimin e tokës bujqësore me standarde të larta.
Deri në mes të shtatorit, huadhënësi kishte lëshuar gjithsej 24.5 miliardë juanë (rreth 3.42 miliardë dollarë amerikanë) në kredi për të mbështetur kultivimin e tokës bujqësore, që pritet të ndihmojë në nxitjen e 4.25 milionë mu (rreth 283,333 hektarë) tokë bujqësore me standarde të larta, bën të ditur “Xinhua”.
Banka ka lëshuar 5.3 miliardë juanë kredi që nga fillimi i vitit 2023 për të mbështetur kultivimin e tokës bujqësore me standarde të larta dhe projektet e përmirësimit të infrastrukturës së tokës bujqësore në Jilin, Jiangsu, Sichuan, Guangxi dhe Ningxia.
Banka njoftoi se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje më të fortë financiare për kultivimin e tokës bujqësore me standarde të larta. (Elona)