Muzeu i Kinës hap ekspozita digjitale të bambusë së lashtë
2023-10-04 10:14:00
Foto nga VCG
Muzeu “Gansu Jiandu” në provincën Gansu të Kinës veriperëndimore hapi katër ekspozita “online” në lidhje me kulturën e lashtë Jiandu.
“Jiandu” janë fletët prej bambuje dhe druri mbi të cilat njerëzit e lashtë kinezë shkruanin duke përdorur bojë dhe furça përpara shpikjes së letrës, bën të ditur “Xinhua”.
Ekspozitat përfshijnë imazhe me rezolucion të lartë të artefakteve kulturore të muzeut, të shoqëruara me tekste të detajuara dhe shpjegime zanore për të ndihmuar audiencën të kuptojë artikujt e ekspozuar, tha Xu Rui, zëvendëskuratori i muzeut.
Ekspozitat digjitale përfshijnë gjithashtu përvoja ndërvepruese, si gjëegjëzat dhe lojërat e krijimit të “Jiandu”, që synojnë të tërheqin vizitorë të rinj, tha Xu. (Elona)
Lajmet Kryesore