Foto nga VCG
Drejtoresha e përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin, Amy Pope, foli mbi përfitimet e emigracionit të ligjshëm dhe u zotua të kundërshtojë imazhin negativ në shumë vende të destinacionit.
Pope tha e nevojitet një sistem që do t’i lejonte emigrantët dhe vendet e destinacionit të përfitonin, shkruan “ATSH”.
“Emigracioni i ligjshëm është i mirë për ekonominë dhe duhet të promovohet”, tha Pope.
Ajo vuri në dukje prova bindëse se emigrimi gjeneron prosperitet, promovon inovacionin dhe mund të ndihmojë shoqëritë në plakje.
“IOM-i, i cili financohet nga 175 shtetet anëtare, do t’i kushtojë vëmendje sektorit privat që mbështet emigrimin, për të mbledhur më shumë fonde”, tha ajo.
Pope vlerësoi përpjekjet e organizatave private për shpëtimin e emigrantëve me varka në rajonin e Mesdheut. (Elona)