Shitjet e automjeteve komerciale në Kinë u rritën me 16.4 për qind në janar-gusht
2023-10-03 15:31:22
foto nga CFP
Shitjet e automjeteve komerciale në Kinë u rritën me 16.4 për qind në bazë vjetore në rreth 2.57 milionë njësi në tetë muajt e parë të këtij viti, treguan të dhënat e industrisë, njofton “Xinhua”.
Në mënyrë të veçantë, shitjet e autobusëve u rritën me 23.9 për qind në bazë vjetore, ndërsa ato të kamionëve u rritën 15.5 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, njoftoi Shoqata e Prodhuesve të Automobilave.
Gjatë periudhës janar-gusht, shitjet e brendshme të automjeteve komerciale të Kinës u rritën 13.4 për qind në bazë vjetore në 2.08 milionë njësi.
Rreth 486.000 automjete komerciale u eksportuan gjatë kësaj periudhe, 31.1 për qind më shumë nga e njëjta periudhë e vitit 2022. (Fatosi)
Lajmet Kryesore