Hangzhou tërheq turistët me veprimtari kulturore tradicionale
2023-10-03 14:24:32

Hangzhou, qyteti organizator i Lojërave të 19-ta Aziatike, me trashëgimi të pasur kulturore dhe bukuri mahnitëse natyrore, i ka magjepsur turistët nga brenda dhe jashtë vendit me veprimtari të mrekullueshme kulturore tradicionale gjatë pushimeve tetëditore të Festës së Mesvjeshtës dhe të Ditës Kombëtare.

Si pjesë e veprimtarive, ambasadorët dhe të ftuarit nga vendet aziatike, si edhe anëtarët e Këshillit Olimpik të Azisë, vizituan Muzeun e Rrënojave të Pallatit “Deshu” të Dinastisë Song Juglindore (960-1279).

Përveç kënaqësisë së shfaqjeve të stilit të lashtë, vizitorët provuan shumë zakone dhe zeje tradicionale kineze, të tilla si rrahja e çajit, djegia e shkopinjve të temjanit, rregullimi i luleve dhe i ashtuquajturi pikturim me bojë dhe larje.

Shumë vizitorë shprehën vlerësimin për kulturën e lashtë kineze, të pasqyruar në ceremoninë e hapjes së Lojërave Aziatike.