“Qysh nga nesër, jeta ime do të ndryshojë krejtësisht”
2023-10-03 15:06:27

Foto nga VCG

Foto nga VCG

38-vjeçari iranian Ehsan Hadadi fitoi medaljen e argjendtë në hedhjen e diskut për meshkuj në Lojërat Aziatike të Hangzhou-t. Pas garës, ky sportist legjendar, që ka fituar katër tituj kampion radhas në 17 vitet e fundit, deklaroi vendimin e tij për të lënë sportin. Në një intervistë, ai tregoi emocionet e ndërlikuara të tij, duke thënë: “Jam i lumtur dhe i trishtuar njëkohësisht, sepse e di që qysh nga nesër, jeta ime do të ndryshojë krejtësisht.”

 

39-vjeçari kinez Liang Ruiji e ka ndihmuar ekipin kinez të fitojë titullin kampion në triatlonin e hipizmit. Pas fitores, ai tha: “E kemi pritur këtë moment qysh nga krijimi i ekipit kinez të hipizmit.” Qysh prej vitit 1982, kur hipizmi u përfshi zyrtarisht në Lojërat Aziatike, ekipi kinez për herë të parë ngjitet në podiumin më të lartë të këtij sporti.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Hipisti kinez Hua Tian fitoi medaljet e arta në triatlonin ekipor dhe si individ. Pas fitores, ai tha: “Tani është ora tre e mëngjesit në Britani. Nëna ime është shumë e shqetësuar kur konkurroj. Kur isha 14 vjeç dhe merrja pjesë në gara, ajo dukej më nervoze se unë, dhe më pas, vendosi të mos shikojë më garat e mia.”

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në finalen individuale të pingpongut për meshkuj në Lojërat Aziatike të Hangzhou-t, pingpongisti kinez Wang Chujin fitoi 4 me 3 ndaj shokut të vet të ekipit Fan Zhendong, duke marrë medaljen e artë. Ai u shpreh që ka luajtur mbi nivelin e vet në finale: “Sot dhamë një finale të bukur për të gjithë dhe unë luajta 120 % të nivelit tim.”

(Jiang Lei)