Shkencëtarët e vaksinës mRNA Covid fitojnë çmimin Nobel në mjekësi
2023-10-03 16:08:34

foto nga CGTN

foto nga CGTN

Çmimi Nobel në Mjekësi i është dhënë një çifti shkencëtarësh, dr. Katalin Kariko dhe dr Drew Weissman, të cilët zhvilluan teknologjinë që çoi në vaksinat mRNA Covid, njofton “RTSH”.

Teknologjia ishte eksperimentale para pandemisë, por tani u është dhënë miliona njerëzve në mbarë botën.

E njëjta teknologji mRNA tani po hulumtohet për sëmundje të tjera dhe madje edhe për kancer. (Fatosi)