BE-ja do të vlerësojë rrezikun e përdorimit të katër teknologjive kyçe si armë
2023-10-03 17:53:59

foto nga CFP

foto nga CFP

Duke iu referuar fjalëve të një funksionari të BE-së, agjencia “Reuter” njoftoi se Komisioni Evropian do të vlerësojë rrezikun e përdorimit të katër teknologjive kyçe si armë nga vendet që nuk kanë të njëjtin koncept vlerash me BE-në.

Këto katër teknologji përfshijnë inteligjencën artificiale, gjysmëpërçuesit, teknologjinë kuantike dhe bioteknologjinë, si vaksinat dhe renditjen e gjenomit.
Njoftohet se masat që Komisioni Evropian ka mundësi të marrë përfshijnë kufizimin e eksportit dhe krijimin e partneritetit me vendet me synime të përbashkëta. Ky veprim do të jetë pjesë e strategjisë së sigurisë ekonomike, të shpallur nga BE-ja në qershor të këtij viti. (Wang Lei/ Artan)