Banka Botërore parashikon rritje prej 5.1 për qind për Kinën në vitin 2023
2023-10-03 16:18:48

foto nga CFP

foto nga CFP

Banka Botërore parashikoi një rritje prej 5.1 për qind për ekonominë kineze në vitin 2023, sipas përditësimit ekonomik të saj të sapopublikuar për Azinë Lindore dhe Paqësorin.

“Kina ka pika të forta të jashtëzakonshme”,- deklaroi Aaditya Mattoo, kryeekonomiste për Azinë Lindore dhe Paqësorin në Bankën Botërore, në një konferencë shtypi në përgjigje të një pyetjeje nga “Xinhua”.

“Kina ka treguar thellësinë e saj të madhe në prodhim, jo vetëm në prodhimin bazë, por edhe në atë inovativ”, tha Mattoo, duke vënë në dukje se Kina planifikon të sigurojë një cilësi më të mirë të rritjes dhe nuk mendon vetëm se si rritja mund të përshpejtohet në afat të shkurtër.

Sipas perspektivës, rritja në rajonin e Azisë Lindore dhe Paqësorit këtë vit është më e lartë se mesatarja e parashikuar për të gjitha tregjet e tjera në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim.

Rritja pritet të mbetet e fortë në 5 për qind në vitin 2023, por do të lehtësohet në gjysmën e dytë të 2023-shit dhe parashikohet të jetë 4.5 për qind gjatë 2024-s, tregoi raporti, duke shtuar se rritja e ekonomisë së Kinës parashikohet të jetë 4.4 për qind në 2024-n.

“Rajoni i Azisë Lindore dhe Paqësorit mbetet një nga rajonet me rritje më të shpejtë dhe më dinamike në botë, edhe nëse rritja është e moderuar”,- deklaroi zëvendëspresidentja e Bankës Botërore për Azinë Lindore dhe Paqësorin,  Manuela Ferro. (Fatosi)