Vlera e fondeve të ofertës publike në Kinë arrin në 28.71 trilionë juanë
2023-10-03 16:06:05
foto nga CFP
Asetet nën menaxhimin e fondeve të ofertës publike në Kinë arritën në 28.71 trilionë juanë (rreth 4 trilionë dollarë amerikanë) deri në fund të gushtit 2023, treguan të dhënat nga Shoqata e Menaxhimit të Aseteve të Kinës, njofton “Xinhua”.
Deri në fund të gushtit, gjithsej 11.111 fonde me oferta publike po operoheshin nga 144 kompani të menaxhimit të fondeve, sipas shoqatës.
Shkalla e fondeve të mbyllura afroi 3.77 trilionë juanë, me fonde të hapura në rreth 24.94 trilionë juanë, zbuluan të dhënat.
Sipas shoqatës, nga 144 kompanitë e administrimit të fondeve, 48 janë të financuara nga jashtë dhe 96 janë firma vendase. (Fatosi)
Lajmet Kryesore