Vëllimi i transportit rrugor në Kinë u rrit me 7.7 për qind në tetë muajt e parë të vitit
2023-10-03 15:19:10
foto nga CFP
Vëllimi i mallrave me transport rrugor në Kinë u rrit me 7.7 për qind në bazë vjetore në tetë muajt e parë të vitit, treguan të dhënat zyrtare, njofton “Xinhua”.
Gjatë kësaj periudhe u transportuan gjithsej 26.12 miliardë tonë mallra me transport rrugor, bëri të ditur Ministria e Transporteve.
Sipas të dhënave, vetëm në gusht, vëllimi i transportit rrugor në Kinë arriti në 3.57 miliardë tonë.
Në periudhën janar-gusht, provinca Jilin e Kinës verilindore regjistroi rritjen më të fortë të vëllimit të transportit rrugor në bazë vjerore prej 28.7 për qind, e ndjekur nga provinca veriperëndimore Qinghai dhe provinca qendrore Hubei. (Fatosi)
Lajmet Kryesore