Investimet e industrisë energjetike në Kinë pritet t’i kalojnë 100 trilionë juanë deri në vitin 2060
2023-10-03 15:09:45

foto nga CFP

foto nga CFP

Shkalla e investimeve të industrisë energjetike në Kinë pritet të kalojë 100 trilionë juanë (rreth 13.93 trilionë dollarë amerikanë) deri në vitin 2060, sipas kompanisë “State Grid Corporation”, njofton “Xinhua”.

Zhvillimi i një sistemi të ri energjetik do të nxisë zgjerimin e industrisë së energjisë dhe të tregut të energjisë, thuhet në një dokument të publikuar nga kompania javën e kaluar.

Deri në fund të vitit 2060, industritë e sektorëve kyç, duke përfshirë ruajtjen e energjisë, energjinë e integruar dhe internetin e energjisë pritet të arrijnë 1 trilion juanë secila, sipas dokumentit.  (Fatosi)