Foto nga VCG
Këtë vit, makropolitikat e Kinës në fushën e tatim-taksave dhe të financës kanë pasur bashkërendim të ngushtë dhe janë fokusuar në të njëjtin drejtim, duke konsoliduar prirjen pozitive të mëkëmbjes ekonomike.
Që prej fillimit të këtij viti, politikat aktive financiare janë përforcuar vazhdimisht, duke mbështetur zhvillimin pozitiv të ekonomisë kineze. Qeveria qendrore ka mobilizuar fonde fiskale për pushtetin vendor me një vlerë prej 9.55 trilionë juanësh, gjë që ka ofruar garanci të fuqishme për funksionimin e mbarë të financave vendore.
Foto nga VCG
Krahas kësaj, edhe politikat monetare janë zbatuar në mënyrë praktike. Sivjet Banka Popullore e Kinës e ka ulur dy herë nivelin e rezervës së detyruar dhe dy herë normat e interesit, duke siguruar rritje të arsyeshme kredie. Në tetë muajt e parë, kreditë në monedhën kineze RMB janë rritur me 17.44 trilionë juanë, duke dhënë përkrahje të fuqishme dhe të qëndrueshme financiare për rritjen ekonomike.
Foto nga VCG
Me rritjen e nivelit total të kredidhënies, edhe struktura financiare është në përmirësim të vazhdueshëm. Të dhënat tregojnë që kreditë për ndërmarrjet e vogla dhe mikrondërmarrjet, si dhe për ndërmarrjet e mesme e të vogla teknologjike, kanë shënuar rritje mbi 20 % për katër vjet radhas dhe mbi 25 % për tre vjet radhas. (Jiang Lei)