foto nga CFP
Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi të martën një mesazh urimi homologes së tij të Komunuelthit të Dominikës Sylvanie Burton për marrjen e detyrës si presidente e vendit.
Xi vuri në dukje që Dominika është një vend mik i sinqertë dhe partner i besueshëm i Kinës në rajonin e Karaibeve. Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, të dy vendet e kanë trajtuar njëri-tjetrin në mënyrë të barabartë dhe e kanë mbështetur njëri-tjetrin. Kina dhe Dominika kanë shtuar pandërprerë në mënyrë të ndërsjellë besimin politik, kanë arritur rezultate pragmatike frytdhënëse dhe e kanë thelluar miqësinë ndërmjet dy popujve. Xi vlerësoi përkrahjen e vendosur të palës dominikane lidhur me qëndrimin e drejtë të palës kineze në çështjet që kanë të bëjnë me interesat thelbësorë dhe me shqetësimet kryesore të Kinës.
“I kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me Dominikën dhe dëshiroj të përpiqem bashkë me presidenten Burton, duke shfrytëzuar rastin e 20-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, për t’i çuar përpara marrëdhëniet miqësore ndërmjet Kinës dhe Dominikës në të mirë të të dy popujve,” e përfundoi Xi mesazhin e tij të urimit.