ShBA, përfaqësuesi republikan Matt Gaetz synon ta heqë McCarthy-n nga kreu i Dhomës së Përfaqësuesve
2023-10-03 17:49:47
Matt Gaetz, një nga kritikët më të ashpër të kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy, u përgjigjet pyetjeve të medies pas fjalimit në selinë e Dhomës së Përfaqësuesve në "Kapitol Hill" në Uashington, 2 tetor 2023. / CFP
Kryesimi nga Kevin McCarthy i Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së pësoi një kërcënim të drejtpërdrejtë kur përfaqësuesi nga Partia Republikane, Matt Gaetz, bëri thirrje të hënën për një votim për ta larguar atë, duke shtuar kaosin në Kongresin e ShBA-së.
Gaetz, i cili është përplasur me McCarthy-n për muaj të tërë, tha se paraqiti një mocion që do të detyronte një votim për ta hequr McCarthy-n si kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, megjithëse nuk ka paraqitur një kryetar alternativ. (Wang Lei/ Artan)
Lajmet Kryesore