Në veri të Kinës zbulohet dorëshkrimi 218-vjeçar i pemës familjare
2023-10-03 15:54:22

foto nga Xinhua

Një dorëshkrim i pemës familjare, që daton nga dinastia Qing (1644-1911), është zbuluar në provincën Hebei të Kinës veriore, njofton “Xinhua”.

Dorëshkrimi prej 55 faqesh i lidhur me fije u gjet në fshatin Xingdi të qarkut Jize, sipas Zyrës së Mbrojtjes së Relikeve Kulturore të qarkut.

Pema gjenealogjike u përfundua në vitin 1805, duke detajuar origjinën, traditat familjare dhe figurat kryesore të një familjeje me mbiemrin Xing gjatë dinastive Ming dhe Qing (1368-1911).

Pavarësisht zverdhjes së letrës me kalimin e kohës, dorëshkrimi mbetet i ruajtur mirë.

Pema familjare ka vlerë të lartë referimi për studimin e zakoneve popullore, ndryshimet historike dhe trashëgiminë familjare të Hebeit jugor gjatë dinastive Ming dhe Qing. (Fatosi)