Senati amerikan (Foto Rtsh)
Senati amerikan miratoi me 88 vota pro dhe 9 kundër një projektligj që do të mbajë të financuar qeverinë amerikane deri më 17 nëntor, por ku nuk përfshihet mbështetja e re për Ukrainën, duke shmangur mbylljen e qeverisë federale, shkruan “RTSH”.
Propozimi u bë nga kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, i cili u përball me kundërshtime të mëdha nga ligjvënësit e ekstremit të djathtë brenda partisë së tij.
Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve miratuan një financim të përkohshëm, i cili do ta mbajë qeverinë të hapur deri në mes të muajit nëntor.
Presidenti Joe Biden e nënshkroi marrëveshjen duke e kthyer në ligj pak para se të skadonte afati në mesnatë.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë e cilësoi si një lajm të mirë për popullin amerikan.
Nëse do të ndodhte mbyllja e qeverisë amerikane, nga 1 tetori dhjetëra mijëra punonjës federalë do të shkonin në pushime pa pagesë dhe njëkohësisht do të pezulloheshin shërbime të ndryshme qeveritare. (Fatosi)