CFP
Një total prej 510.800 certifikatash të origjinës u lëshuan nga autoritetet kineze në gusht, treguan të dhënat nga Këshilli i Kinës për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare, njofton “Xinhua”.
Rreth 21.672 certifikata të origjinës janë lëshuar nga autoritetet kineze në bazë të marrëveshjes së tregtisë së lirë të Partneritetit Gjithëpërfshirës Ekonomik Rajonal (RCEP), me një rritje prej 16.04 për qind në bazë vjetore.
Certifikatat pritet të ulin tarifat me 11 milionë dollarë amerikanë për produktet kineze të importuara në vendet anëtare të RCEP, sipas këshillit.
CFP
Certifikatat e origjinës janë dokumente që përdoren gjerësisht në transaksionet tregtare ndërkombëtare. Ato deklarojnë se produktet e listuara kanë plotësuar kritere të mjaftueshme për t'u konsideruar si me origjinë nga një vend i caktuar. Lëshimi i këtyre certifikatave konsiderohet gjerësisht si një barometër i tregtisë së jashtme. (Fatosi)