Pjesëmarrësit në misionin “Chang'e-5” të vitit 2020 të Kinës, që solli mostrat hënore, janë nderuar nga Akademia Ndërkombëtare e Astronautikës (IAA).
Në mbledhjen vjetore të akademisë të zhvilluar më 1 tetor në Baku të Azerbajxhanit, ata fituan “Dafinat për Arritjet në Ekip”, çmimi më i lartë i dhënë nga IAA në vitin 2023.
Ky çmim jepet për ekipet e misioneve të projekteve hapësinore që bëjnë paraqitje të spikatur dhe arrijnë rezultate të jashtëzakonshme.Kinë e lëshoi sondën “Chang'e-5” në Hënë më 24 tetor të vitit 2020, me një raketë “Marshimi i Madh-5” nga Vendi i Lëshimeve Hapësinore i Wenchang-ut, më 17 dhjetor të vitit 2020. Anija e kthimit zbriti në Mongolinë e Brendshme me mostrat e Hënës të mbledhura nga kjo sondë. Ky ishte misioni i parë i Kinës i kthimit me mostrat jashtëtokësore.
Kryeprojektuesi i misioneve “Chang'e-5” dhe “Chang'e-6” në Administratën Hapësinore Kombëtare të Kinës Hu Hao tha se, pas 10 vjetësh pune të mundimshme, ekipi i “Chang'e-5” mori arritje të frytshme në risi, studim shkencor dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Misioni “Chang'e-6” do të vazhdojë zgjerimin e projekteve të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mirëpret më shumë partnerë ndërkombëtarë të marrin pjesë në projektin e eksplorimit hënor të Kinës. (Xu Guang)