Kina dhe Gjermania do të forcojnë bashkëpunimin financiar praktik
2023-10-02 15:05:43

foto/VCG

foto/VCG

Në Frankfurt të Gjermanisë u mbajt të dielën Dialogu i 3-të Financiar i Nivelit të Lartë Kinë-Gjermani, ku të dy palët u zotuan të promovojnë bashkëpunimin ndërmjet tyre në fushën e financave.

Dialogu u bashkëkryesua nga zv.kryeministri kinez He Lifeng dhe ministri federal gjerman i Financave Christian Lindner.

foto/VCG

foto/VCG

Gjatë bisedimeve, He theksoi se Kina është e gatshme të punojë me Gjermaninë për të zbatuar konsensusin e rëndësishëm të arritur nga të dy liderët, për të thelluar bashkëpunimin me dobi të ndërsjellë dhe për t’i dhënë më shumë energji pozitive zhvillimit të partneritetit të gjithanshëm strategjik ndërmjet Kinës dhe Gjermanisë. 

Ndërsa Lindner nga ana e tij vuri në dukje se Gjermania dëshiron të forcojë bashkëpunimin praktik me Kinën në fushën e financave dhe të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

foto/VCG

foto/VCG

Sipas një deklarate të përbashkët të publikuar pas dialogut, Kina dhe Gjermania angazhohen të kundërshtojnë proteksionizmin tregtar, të promovojnë ekonominë e hapur botërore dhe të mbështesin sistemin e tregtisë shumëpalëshe të bazuar në rregulla, jodiskriminues, transparent, të hapur e përfshirës me OBT-në në thelb.   (Fang Xiaoyu/Artan)