CFP
Administrata e Aviacionit Civil të Kinës (CAAC) njoftoi se konventa kundër akteve të paligjshme në lidhje me aviacionin civil ndërkombëtar hyri në fuqi të dielën, citon “Xinhua”.
Konventa u miratua nga Konferenca Ndërkombëtare për Ligjin Ajror të mbajtur nën kujdesin e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil në vitin 2010, në Pekin, dhe u ratifikua në sesionin e 37-të të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë së 13-të Kombëtare Popullore në tetor 2022.
Ai përcakton se aktet e paligjshme që rrezikojnë sigurinë e aviacionit civil, që tashmë kanë ndodhur ose mund të ndodhin, janë krime dhe u kërkon palëve kontraktuese të vendosin dënime të rënda për krimet e mbuluara nga konventa.
Dokumenti është i favorshëm për përsosjen e sistemit të konventave ndërkombëtare të sigurisë së aviacionit dhe forcimin e mbrojtjes për sigurinë e aviacionit civil, bëri të ditur CAAC, duke shtuar se ai do të luajë një rol pozitiv në sigurimin e zhvillimit të sigurt dhe të shëndetshëm të industrisë së transportit ajror të Kinës.
Deri më tani, 46 vende dhe rajone, duke përfshirë Kinën, Rusinë, Francën, Gjermaninë dhe Singaporin, e kanë ratifikuar konventën. (Fatosi)