Të paktën shtatë të vdekur nga zjarri në një lokal nate në Spanjë
2023-10-02 19:04:19

Zjarr ne nje lokal ne Spanje (Foto Atsh)

Zjarr ne nje lokal ne Spanje (Foto Atsh)

Të paktën shtatë persona kanë vdekur nga zjarri në një lokal nate në Spanjë,  .

“Të paktën katër të tjerë u plagosën nga zjarri në qytetin e Murcias në juglindje”, thanë shërbimet e urgjencës.

Zjarri shpërtheu rreth orës 06:00 të së dielës dhe u shua tre orë më vonë, shkruan “ATSH”.

Kryebashkiaku i Murcias, José Ballesta, tha se mund të ketë ende të zhdukur dhe numri i të vdekurve të konfirmuar mund të rritet.

Ai theksoi se nuk dihet ende shkaku i zjarrit.  (Fatosi)