CMG
Kina planifikon të nisë satelitin e sapozhvilluar me rele Queqiao-2 (Magpie Bridge-2) në gjysmën e parë të vitit 2024, për të mbështetur komunikimet midis misionit të saj të ardhshëm hënor “Chang'e-6” dhe Tokës, njoftoi Administrata Kombëtare e Hapësirës së Kinës (CNSA), citon “CGTN”.
Queqiao-2 do të përdoret për të përcjellë komunikimet midis anijes kozmike hënore dhe ekuipazhit tokësor. Ai është një version i përmirësuar i satelitit Queqiao, i cili është sateliti rele për misionin Chang'e-4.
Misioni i Kinës Chang'e-6, i cili do të zbarkojë në anën e largët të Hënës rreth vitit 2024, do të synojë një krater brenda pellgut të Polit të Jugut-Aitken. I bllokuar nga Hëna, ai nuk mund të komunikojë drejtpërdrejt me Tokën dhe ka nevojë për satelitin Queqiao-2 për transmetimin e të dhënave.
“Sateliti do të rregullojë orbitën e tij pas përfundimit të misionit Chang'e-6 dhe do të vazhdojë t'i shërbejë misioneve pasuese Chang'e-7 dhe Chang'e-8, si dhe misionet pasuese të eksplorimit hënor”, tha Tang Yuhua, zëvendësshefi projektuesi i misionit Chang'e-7 në Qendrën e Kërkimit Hënor dhe Inxhinierisë Hapësinore të CNSA, shkruan Grupi Mediatik i Kinës.
Sipas tij, ndërsa jetëgjatësia e projektuar e Queqiao-s së parë është gati të përfundojë, Queqiao-2 do ta pasojë atë për të ofruar shërbime komunikimi për sondat Chang'e-4 dhe Yutu-2 në anën e largët të Hënës. (Fatosi)