Projekti i përbashkët me dronë Hong Kong-Shenzhen bëri prezantimin për herë të parë
2023-10-02 18:42:06

China Daily

China Daily

China Daily

China Daily

Shenzhen, në provincën Guangdong, dhe Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong Kongut prezantuan për herë të parë së bashku shfaqjen me dronë, njofton “China Daily”.

Rreth 1200 dronë në secilin qytet ndriçuan qiellin e natës mbi portin Victoria në Hong Kong dhe OCT Harbor në Shenzhen, për të festuar Festivalin e Mesvjeshtës dhe Festën Kombëtare.

Shkëlqimi i fishekzjarreve të teknologjisë së lartë ndriçoi qiejt e Hong Kongut dhe Shenzhenit.

Dronët u shndërruan në lule, duke shpërndarë urimet më të mira për bashkime familjare nën një hënë të plotë. Më pas ata krijuan imazhin e një fotoje të mitit kinez të “Chang'e fluturon në Hënë”. (Fatosi)

China Daily

China Daily

China Daily

China Daily