Kina feston Ditën Kombëtare
2023-10-02 15:40:08

CFP

CFP

E diela shënoi 74-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës.

Në një pritje madhështore në Pekin javën e kaluar, në kuadër të festimeve për Ditën Kombëtare, presidenti kinez Xi Jinping i bëri thirrje kombit të forcojë besimin dhe të përpiqet në unitet për të vazhduar të kapërcejë vështirësitë dhe të marshojë drejt qëllimit për të ndërtuar një Kinë të fortë dhe për të realizuar përtëritjen kombëtare, shkruan “Xinhua”.

Sipas presidentit Xi, patriotizmi ka qenë gjithmonë një burim force shpirtërore që bashkon fort kombin kinez.

CFP

CFP

Ai inkurajoi popullin kinez që të thurë idealet të orientuar nga e ardhmja e kombit.

Mëngjesin e së dielës u mbajt në Pekin ceremonia e ngritjes së flamurit për Ditën e 74-t Kombëtare të Kinës. Turma të mëdha njerëzish u grumbulluan në sheshin “Tiananmen” për të parë Rojet e Nderit të ngrinin flamurin kombëtar të Kinës, përcjell Grupi Mediatik i Kinës. (Irma)

CFP

CFP