Ekipi i kërkimit shkencor kinez arrin majën e malit Cho Oyu
2023-10-02 16:21:59

Një ekip i ekspeditës kineze, i përbërë nga 18 anëtarë, arriti të dielën në mëngjes majën e malit Cho Oyu, i njohur gjithashtu si mali Qowowuyag, për të kryer kërkime shkencore në majën e gjashtë më të lartë në botë, me një lartësi prej 8201 metrash, në kufirin Kinë-Nepal, njofton “CGTN”.

Kjo është hera e parë që shkencëtarët kinezë kanë ngjitur një majë që tejkalon 8000 metra lartësi, përveç malit Qomolangma, maja më e lartë në botë.

Ekipi i ekspeditës u nis nga një kamp në 5700 metra të premten, i ngarkuar me ngritjen e një stacioni automatik të motit, matjen e trashësisë së borës dhe akullit dhe mbledhjen e mostrave të shkëmbinjve, raportoi Grupi Mediatik i Kinës.

Një ekip ekspedite kineze ngre një stacion automatik të motit në një lartësi prej 6,450 metrash në malin Cho Oyu në kufirin Kinë-Nepal, 30 shtator 2023.

Një ekip ekspedite kineze ngre një stacion automatik të motit në një lartësi prej 6,450 metrash në malin Cho Oyu në kufirin Kinë-Nepal, 30 shtator 2023./CMG

“Ekspedita e malit Cho Oyu nënvizon aftësinë e Kinës për të organizuar dhe ekzekutuar në mënyrë efektive kërkime shkencore gjithëpërfshirëse në zona jashtëzakonisht të larta”,- tha Yao Tandong, akademik në Akademinë Kineze të Shkencave.

Kjo ekspeditë është pjesë e ekspeditës së dytë gjithëpërfshirëse shkencore në Rrafshnaltën Qinghai-Xizang të iniciuar në vitin 2017.

Deri në fund të shtatorit, gjithsej 120 shkencëtarë kanë kryer kërkime mbi ujin, ekologjinë dhe aktivitetet njerëzore rreth malit. (Fatosi)