foto: VCG
Gjatë dy viteve të fundit, akullnajat zvicerane kanë përjetuar humbje ekstreme të vëllimit prej rreth 10 për qind, njoftoi Komisioni Zviceran i Vëzhgimit të Kriosferës (SCC).
“Një vit ekstrem pason tjetrin. Akullnajat në Zvicër humbën 6% të vëllimit të tyre në vitin 2022. Këtë vit, u shkatërruan 4%, që përfaqëson rënien e dytë më të madhe që nga fillimi i matjeve”, bëri të ditur komisioni, citon “ATSH”.
“Akullnajat zvicerane po shkrihen me një ritëm në rritje të shpejtë. Përshpejtimi është dramatik, me të njëjtën sasi akulli të humbur në vetëm dy vjet si midis viteve 1960 dhe 1990, si pasojë e humbjeve të reshjeve të dëborës në dimrin 2022-2023 dhe temperaturave të larta të verës”, thekson komisioni.
Edhe në jug të Valais dhe Engadine, ku akullnajat mbi 3200 metra mbi nivelin e detit kanë ruajtur ekuilibrin e tyre, u regjistruan disa metra shkrirje. (Irma)