foto: CMG
Ndërmarrjet globale dhe blerësit do të marrin pjesë në sesionin e 134-të të Panairit të Importit dhe Eksportit të Kinës, i njohur gjithashtu si Panairi i Kantonit, i planifikuar nga 15 tetori deri më 4 nëntor, në Guangzhou, kryeqendra e provincës Guangdong të Kinës jugore, sipas një njoftimi zyrtar, cituar nga “Xinhua”.
foto: CMG
Platforma online e panairit do të ofrojë shërbime për ekspozuesit dhe blerësit në të njëjtën kohë, tha zëvendësministri i Tregtisë, Guo Tingting, në një konferencë për shtyp.
foto: VCG
Krahasuar me edicionin e mëparshëm, zona e ekspozitës këtë vit do të zgjerohet me 50.000 metra katrorë dhe numri i pjesëmarrësve gjithashtu pritet të rritet, shtoi Guo.
I nisur në vitin 1957 dhe i mbajtur dy herë në vit, panairi konsiderohet si një matës kryesor i tregtisë së jashtme të Kinës. (Irma)