Sektori i telekomit në Kinë pati performancë të mirë në periudhën janar-gusht
2023-10-01 20:28:00

foto: VCG

foto: VCG

Industria e telekomunikacionit në Kinë pati një rritje të qëndrueshëm nga janari në gusht, e nxitur nga bizneset në zhvillim, citon “Xinhua” njoftimin e Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.

Sipas të dhënave zyrtare, të ardhurat e kombinuara të biznesit të firmave në këtë sektor arritën në 1.14 trilionë juanë (rreth 158.57 miliardë dollarë amerikanë), 6.2 për qind më shumë në bazë vjetore.

Sektorët në zhvillim si “cloud computing”, të dhënat e mëdha, interneti i gjërave dhe qendrat e të dhënave në internet patën rritje të të ardhurave me 18.9 për qind në bazë vjetore. 

Teknologjia 5G vazhdoi zgjerimin e qëndrueshëm gjatë të njëjtës periudhë. Deri në fund të gushtit, Kina kishte rreth 3.14 milionë stacione bazë 5G, me numrin e përdoruesve të telefonave celularë 5G në të tre gjigantët e telekomunikacionit të vendit që arrin në 714 milionë. (Irma)