“C919” e Kinës siguron porosinë më të madhe ndonjëherë të avionëve
2023-10-01 20:02:47

foto: VCG

“China Eastern Airlines” nënshkroi një kontratë blerjeje me “Commercial Aircraft Corporation of China, Ltd.” (COMAC) për 100 avionë shtesë “C919”, duke shënuar porosinë më të madhe të vetme për avionët e mëdhenj të pasagjerëve të zhvilluar nga Kina.

Sipas planit, avioni i ri “C919” i blerë nga kompania ajrore do të dorëzohet në grupe nga 2024-a deri në 2031-shin, bën të ditur “Xinhua”.

Zhang Yuan, menaxher i përgjithshëm i departamentit të planifikimit në “China Eastern Airlines”, tha se marrëveshja e re e blerjes po bëhet në një kohë kur tregu i aviacionit civil ka potencial të rëndësishëm, linja ajrore ka nevojë për rinovim të flotës dhe “C919” ka shfaqur performancë premtuese.

foto: VCG

foto: VCG

“China Eastern Airlines” bëri një porosi për pesë avionë “C919” në vitin 2021. Kompania ka marrë në dorëzim dy avionë dhe i ka vënë në funksionim në linjën ajrore midis qyteteve Shangai dhe Chengdu.

Që nga 26 shtatori, të dy avionët kanë grumbulluar më shumë se 1,140 orë fluturimi, duke përfshirë mbi 867 orë në operacione komerciale. Ata kanë kryer 296 fluturime komerciale, duke transportuar mbi 35.000 pasagjerë.

foto: VCG

foto: VCG

“China Eastern Airlines” pret të marrë në dorëzim avionin e tretë “C919” në tetor të këtij viti. Kompania planifikon të hapë linja të reja deri në qershor 2024. 

Kina ka një treg masiv të aviacionit civil me potencial të madh. Sipas një parashikimi të tregut të publikuar nga “COMAC” në fund të vitit 2022, gjatë periudhës 2022-2041, tregu i aviacionit civil të Kinës do të marrë 9,284 avionë të rinj. Deri në vitin 2041, Kina pritet të jetë tregu më i madh në botë i aviacionit civil në një vend të vetëm, thuhet në parashikim. (Irma)