Ministri i Jashtëm i Kinës i shpreh ngushëllime homologut pakistanez pas serisë së sulmeve me bomba
2023-10-01 17:01:24

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, njëkohësisht anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, i dërgoi një mesazh ngushëllimi ministrit të Jashtëm të qeverisë së përkohshme të Pakistanit Jalil Abbas Jilani në lidhje me serinë e sulmeve me bomba në Pakistan.

foto: VCG

foto: VCG

Në mesazhin e tij, ministri i Jashëm kinez tha se ishte tronditur kur mësoi për sulmet e rënda me bomba që ndodhën në provincat Balochistan dhe Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit, të cilat shkaktuan humbje të mëdha në njerëz dhe materiale. Duke i dënuar fuqishëm këto sulme, ministri Wang shprehu dhimbjen e thellë për viktimat dhe ngushëllimet e sinqerta për familjet e viktimave dhe të lënduarve. Kina do të vijojë të mbështesë fuqishëm Pakistanin në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit kombëtar, tha Wang.