Shmanget mbyllja e qeverisë amerikane për 45 ditë
2023-10-01 18:04:56

Presidenti i ShBA-së Joe Biden nënshkroi një projektligj për financimin e qeverinë amerikane deri në mes të nëntorit duke shmangur mbylljen e saj më pak se një orë përpara se paratë për agjencitë federale të mbaronin.

foto: VCG

foto: VCG

Senati amerikan, në një takim të rrallë të fundjavës, miratoi një projektligj financimi të shtunën mbrëma, duke ia dërguar atë presidentit Joe Biden për nënshkrim dhe duke shmangur një mbyllje frikësuese të qeverisë federale.

Projektligji, i cili kaloi në Senat me 88 vota për dhe 9 kundër, pasi u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve, do të financojë qeverinë federale deri më 17 nëntor. Projektligji përfshinë 16 miliardë dollarë ndihma për fatkeqësitë të kërkuara nga presidenti Biden, por nuk përfshin para për të ndihmuar Ukrainën në luftën kundër agresionit rus.

Pas votimit, presidenti Biden lëshoi një deklaratë duke thënë se miratimi i projektligjit parandaloi "një krizë të panevojshme që do të kishte shkaktuar dhimbje të panevojshme për miliona punonjës amerikanë".

Sikur projektligji të mos miratohej nga Kongresi dhe të nënshkruhej nga presidenti deri në mesnatën e së shtunës, qeveria federale do të mbyllej.