Kinë - Norma e rritjes së kredive gjithëpërfshirëse për bizneset e vogla, mbi 20% për tre vjet radhazi
2023-10-01 20:15:57

foto: VCG

foto: VCG

Bilanci i kredive gjithëpërfshirëse për bizneset e vogla dhe mikro në Kinë qëndroi në 27.8 trilionë juanë (rreth 3.87 trilionë dollarë amerikanë) në fund të gushtit, njoftoi Banka Popullore e Kinës (PBOC), citon “Xinhua”.

Sipas Bankës Qendrore, norma e rritjes së kredisë ka mbetur mbi 20 për qind për tre vjet radhazi. Kreditë kishin mbështetur 60.25 milionë biznese të vogla deri në fund të gushtit. 

Në muajin gusht, norma mesatare e ponderuar e interesit për kreditë e reja për bizneset e vogla dhe mikro shënoi vlerën 4.48 për qind, 1.7 pikë përqindje më e ulët se ajo në fund të vitit 2018. 

Cilësia e financave gjithëpërfshirëse është një simbol i rëndësishëm i cilësisë së zhvillimit financiar, deklaroi Liu Guoqiang, zëvendësguvernator i bankës, duke nxitur përpjekjet për të rritur mbështetjen financiare për ndërmarrjet e vogla dhe mikro private, për të konsoliduar themelet e shërbimeve financiare në lidhje me bujqësinë, për të zgjeruar mbulimin e financave gjithëpërfshirëse dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të konsumatorëve. (Irma)