Sektori i logjistikës së zinxhirit të ftohtë në Kinë pati rritje të qëndrueshme në 8 muajt e parë të vitit
2023-10-01 20:06:19

foto: VCG

foto: VCG

Sektori i logjistikës së zinxhirit të ftohtë në Kinë pati një rritje të qëndrueshme në tetë muajt e parë të vitit, falë dhe politikave mbështetëse.

Gjatë periudhës janar-gusht, sasia totale e logjistikës së zinxhirit të ftohtë arriti në 3.7 trilionë juanë (rreth 515.33 miliardë dollarë amerikanë), një rritje prej 3.95 për qind në bazë vjetore, sipas Federatës Kineze të Logjistikës dhe Blerjeve (CFLP), citon “Xinhua”.

Cui Zhongfu, nënkryetari i federatës, tha se logjistika e zinxhirit të ftohtë po funksionon mirë dhe politikat mbështetëse kanë qenë vazhdimisht në fuqi. 

Nga janari deri në gusht të këtij viti, janë zbatuar më shumë se 28 politika të nivelit kombëtar në lidhje me logjistikën e zinxhirit të ftohtë, duke përfshirë departamente të tilla si Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës, Ministria e Tregtisë dhe Ministria e Transportit. (Irma)