foto: VCG
Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, do të udhëtojnë në Uashington për samitin BE-SHBA më 20 tetor.
Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë thuhet se presidenti amerikan, Joe Biden, mezi pret të mirëpresë dy zyrtarët e lartë evropianë, shkruan “ATSH”.
Në deklaratë thuhet se takimi do të fokusohet në bashkëpunimin e ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe BE-së, përfshirë angazhimin e përbashkët për të mbështetur Ukrainën.
“Përpjekjet e SHBA-së dhe BE-së për të përshpejtuar ekonominë globale të energjisë së pastër duhet të vazhdojnë. Bashkëpunimi për teknologjitë kritike dhe ato në zhvillim, përfshirë infrastrukturën digjitale dhe inteligjencën artificiale, është gjithashtu në axhendë”,- thuhet në deklaratë. (Irma)