Borxhi i jashtëm i papaguar i Kinës shënoi rënie në tremujorin e dytë
2023-10-01 19:53:42

foto: VCG

foto: VCG

Borxhi i jashtëm i papaguar i Kinës arriti në 2.43 trilionë dollarë amerikanë në fund të qershorit, treguan të dhënat nga rregullatori i vendit. Shifra përfaqëson një rënie prej 2 për qind ose 57.1 miliardë dollarë amerikanë, nga niveli i regjistruar në fund të marsit, tha Wang Chunying, nënkryetare e Administratës Shtetërore të Shkëmbimeve të Jashtme, citon “Xinhua”.

Kurset e këmbimit janë arsyet kryesore pas rënies, tha ajo, duke vënë në dukje se faktorët e kursit të këmbimit çuan në një rënie prej 54.5 miliardë dollarësh të borxhit të jashtëm në tremujorin e dytë të vitit.

Shkalla e borxhit të jashtëm të Kinës do të mbetet e qëndrueshme pasi bazat e rritjes afatgjatë të vendit mbeten të pandryshuara dhe ekonomia e brendshme do të vazhdojë të rimëkëmbet dhe përmirësohet, tha ajo. (Irma)