foto: VCG
Bashkimi Evropian ka zgjatur të drejtën e refugjatëve nga Ukraina për të qëndruar në vendet e bllokut deri në mars të vitit 2025.
BE-ja nxori direktivën e përkohshme për mbrojtjen e emigrantëve pas nisjes së konfliktit ruso-ukrainas në shkurt 2022, pasi miliona njerëz u larguan nga Ukraina. Kjo direktivë u jep ukrainasve akses në Bashkimin Evropian në tregun e punës, kujdesin mjekësor dhe arsim.
“BE do të mbështesë popullin ukrainas për aq kohë sa duhet”, tha ministri i Brendshëm spanjoll, Fernando Grande-Marlaska, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të BE-së.
“Zgjatja e statusit të mbrojtjes ofron siguri për më shumë se 4 milionë refugjatë që kanë gjetur një strehë të sigurt në BE”,- deklaroi Grande-Marlaska, transmeton “Al Jazeera”. (Irma)