Zëvendëskryeministri kinez do të bashkorganizojë dialogun e tretë financiar të nivelit të lartë Kinë-Gjermani
2023-09-30 19:20:24

Siç është rënë dakord midis Kinës dhe Gjermanisë, Dialogu i tretë Financiar i nivelit të lartë Kinë-Gjermani do të mbahet në Gjermani më 1 tetor.

foto: VCG

foto: VCG

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Mao Ning, citon “Xinhua”.

Zëvendëskryeministri kinez, Ai Lifeng, dhe i dërguari kryesor kinez i dialogut, do të bashkëkryesojë dialogun me Christian Lindner, ministrin federal gjerman të Financave dhe personin udhëheqës gjerman të dialogut, tha Mao. (Irma)