“Progresi është i mundur. Zgjidhjet klimaterike janë të disponueshme. Jam shumë i kënaqur me të gjithë përparimin që kemi bërë në dhjetë vitet e fundit”,- deklaroi Henry Paulson, themelues dhe kryetar i institutit “Paulson” dhe ish-sekretar i Thesarit të SHBA-së, në 10-vjetorin e Çmimit Paulson për Qëndrueshmërinë dhe shpalljen e fituesve të Çmimit Paulson 2023 për Qëndrueshmërinë, të bashkorganizuar nga instituti “Paulson” dhe Universiteti Tsinghua në Pekin, citon “China Daily”.
foto: VCG
Çmimi Paulson u krijua për të frymëzuar mendimin inovativ për të trajtuar ndryshimet klimatike dhe humbjen e biodiversitetit, dhe projektet e ndërmarra në Kinë gjatë dekadës së fundit kanë demonstruar zgjidhje praktike dhe kanë shfaqur liderë që po bëjnë ndryshimin.
Paulson tha se projektet e qëndrueshmërisë janë pioniere të zgjidhjeve të reja për ndryshimin e klimës dhe humbjen e biodiversitetit dhe ato janë projekte që me të vërtetë po funksionojnë në Kinë.
foto: VCG
Projekti fitues i Çmimit Paulson 2023 për Qëndrueshmërinë është dorëzuar nga prodhuesi kinez i automjeteve elektrike Nio, i cili ofron një zgjidhje efikase për të realizuar përdorimin e qëndrueshëm të burimeve përmes krijimit të një modeli dhe infrastrukturës së shkëmbimit të energjisë dhe një sistemi të plotë të riciklimit të ciklit jetësor për bateritë.
“Çmimi Paulson për Qëndrueshmërinë ka hedhur një bazë të mirë për promovimin e bashkëpunimit Kinë-SHBA”,- tha Zhu Liyang, president i Shoqatës së Ekonomisë Qarkulluese të Kinës.