Listat negative të Kinës për investimet e huaja u reduktuan me rreth 80 për qind gjatë dekadës
2023-09-30 19:11:34

Listat negative të Kinës për investimet e huaja janë reduktuar me mbi 80 për qind që nga viti 2013, kur qasja e listës negative u miratua për herë të parë në zonën pilot inauguruese të tregtisë së lirë të Kinës (FTZ) në Shangai, bëri të ditur një zyrtar nga Ministria e Tregtia, citon “Xinhua”.

foto: VCG

foto: VCG

Listat negative në tkurrje pasqyrojnë përparimin e hapjes së Kinës në sektorë të ndryshëm, tha Yang Zhengwei, kreu i departamentit të ministrisë për FTZ-të pilot dhe portet e tregtisë së lirë. 

Në bujqësi, për shembull, kufizimet mbeten vetëm në sektorin e farërave.

foto: VCG

foto: VCG

Listat negative në lidhje me prodhimin në FTZ janë pastruar dhe sektori i shërbimeve po inkurajon më shumë biznese të kontrolluara nga jashtë ose tërësisht në pronësi të huaj, tha ai.

Sot, ndërmarrjet e huaja janë mësuar të kontrollojnë listat negative kur mbërrijnë rishtas në Kinë.

Por 10 vjet më parë, qasja e listës negative ishte mjaft e re për Kinën dhe një arsye kryesore që u krijuan FTZ-të pilot ishte testimi i një qasjeje të tillë, tha ai.

Listat negative për aksesin e investimeve të huaja u promovuan në mbarë vendin në vitin 2017, duke treguar hapje të përshpejtuar, tha ai.

Kina tani ka 21 zona pilot të tregtisë së lirë dhe Portin e Tregtisë së Lirë Hainan. Këto 21 zona përbënin gati 18 për qind të totalit të importeve dhe eksporteve të vendit në vitin 2022. (Irma)