Kryediplomati rus fajëson Perëndimin për prishjen e integritetit territorial të Ukrainës
2023-09-30 18:50:42

foto: VCG

foto: VCG

Vendet perëndimore shkatërruan integritetin territorial të Ukrainës duke rrëfyer se nuk kishin planifikuar të zbatonin Marrëveshjet e Minskut, deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve “Tass”, përcjellë nga “RTSH”, ai tha se ata që zhvilluan Marrëveshjet e Minskut së bashku me presidentin rus, Vladimir Putin, pranuan se në fakt e kishin mashtruar pasi nuk kishin planifikuar të zbatonin marrëveshjet.

Lavrov vuri në dukje se ish-kancelarja gjermane Angela Merkel, ish-presidenti francez Francois Hollande dhe ish-presidenti ukrainas Pyotr Poroshenko kishin thënë vitin e kaluar se qëllimi i vetëm i Marrëveshjeve të Minskut ishte të blinte kohë për të rimbushur rezervat e armëve për regjimin ukrainas për të luftuar kundër federatës ruse. 

“Po të kishin zbatuar Marrëveshjet e Minskut, ata do të kishin siguruar integritetin territorial të Ukrainës, sepse kjo ishte ajo për të cilën marrëveshjet kishin të bënin: integriteti territorial supozohej të rivendosej pasi Donbass - Republikat Popullore të Luganskut dhe Donetskut - të merrnin statusin e posaçëm”,-  tha kryediplomati rus. (Irma)