Wang Yi uron ministrin e ri të Jashtëm të Shteteve Federative të Mikronezisë
2023-09-30 17:13:54

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, njëkohësisht anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, i dërgoi një mesazh urimi Z. Lorin S. Robert për ta uruar për emërimin e tij si ministër i Jashtëm i Shteteve Federative të Mikronezisë.

foto: VCG

foto: VCG

Wang Yi tha se Kina dhe Shtetet Federative të Mikronezisë janë miq dhe partnerë të mirë, të cilët janë sinqerisht miqësorë dhe mbështesin njëra-tjetrën. Prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike 34 vite më parë, nën udhëheqjen strategjike të liderëve të të dy vendeve, marrëdhëniet dypalëshe kanë arritur rezultate të frytshme, duke sjellë përfitime për të dy popujt, por edhe promovuar në mënyrë efektive paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajonin e Azi-Paqësorit. 

Kina i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me Shtetet Federative të Mikronezisë dhe është e gatshme të thellojë dialogun dhe komunikimin, të konsolidojë besimin e ndërsjellë politik, të zgjerojë bashkëpunimin praktik, të forcojë bashkëpunimin shumëpalësh dhe të promovojë partneritetin gjithëpërfshirës strategjik mes dy vendeve në një nivel të ri. (Li Huailiang/Edmond)